Siljanovska Davkova u takua me Brendan Hanrahan, Shefin e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së

26 Shtator 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pati një takim jashtëzakonisht të dobishëm me Brendan Hanrahan, Shefin e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, ku shkëmbyen pikëpamje lidhur me disa çështje aktuale me interes të ndërsjellë.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, si dhe Ministrin e Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani, përshëndetën trendin në rritje në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe i kanë diskutuar fushat ku mund të arrihet përparim shtesë.

Fokusi i bisedës u bë mbi potencialin për thellimin e partneritetit strategjik të Maqedonisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se inkurajon mbështetjen e Uashingtonit për disa çështje strategjike, siç është hapja e korridoreve energjetike me interes për të dy vendet, si dhe forcimi i diplomacisë ekonomike.

Bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin jashtëzakonisht të suksesshëm që rezulton nga anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...