Takim lamtumire e Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin kanadez, Xhajls Norman

15 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Kanadasë, Xhajls Norman.

Në këtë takim Presidentja shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin dhe kontributin e përgjithshëm personal të ambasadorit Norman në përparimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe i uroi atij suksese të mëtejshme personale dhe profesionale.

Në këtë bisedë u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e shkëlqyera maqedonase-kanadeze dhe u theksua interesi për përforcimin dhe dinamizimin e mëtejmë të dialogut politik nëpërmjet shkëmbimit të vizitave në të gjitha nivelet, si dhe intensifikimit të bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy shteteve mike, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Duke vënë në dukje se Deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik paraqet bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, Presidentja e rikonfirmoi angazhimin tonë për ruajtjen e rendit ndërkombëtar, promovimin e demokracisë, shoqërisë qytetare dhe të drejtave të njeriut, në interes të sigurisë dhe prosperitetit ekonomik të shtetit.

Në bisedë Presidentja shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe funksional midis dy vendeve në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për reformat politike, ekonomike dhe të sigurisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Bashkëfolësit e përshëndetën bashkëpunimin në nivel multilateral, sidomos në suazat e Kombeve të Bashkuara, si dhe në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës së shumtë dhe të organizuar mirë maqedonase në Kanada në përforcimin lidhjeve të përgjithshme midis dy vendeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...