Takimi i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, Olivera Trajkovska

10 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, Olivera Trajkovska.

Në këtë takim, Presidentja u informua mbi bashkëpunimin e frytshëm midis këtij organi shumë të rëndësishëm të pavarur shtetërore dhe liderët e kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.

Trajkovska dhe Siljanovska Davkova e theksuan rëndësinë e bashkëjetesës fetare, të bazuar në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për ndërtimin e një shoqërie harmonike dhe paqësore.

Në kuadër të reformave të ardhshme në arsim, drejtoresha Trajkovska shprehu qëndrimin se nxënësit duhet të njihen me normat themelore të etikës nga mësimdhënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Ajo propozon futjen e një lënde zgjedhore, Etikën, gjatë katër viteve, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, e cila do të integronte jo vetëm dimensionin fetar, por edhe atë filozofik, sociologjik, logjik, psikologjik dhe etik. Sipas saj, lënda e Etikës mund të ligjërohej edhe nga teologët.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën për parandalimin, shtypjen dhe sanksionimin në kohë të radikalizmit fetar.

Në fund, Presidentja e theksoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm të Komisionit në gëzimin e lirisë së besimit dhe mundësimin e barazisë ligjore për subjektet fetare.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...