Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin austriak Martin Pamer

20 Maj 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pamer.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, ku u vlerësua se të dyja shtetet kanë marrëdhënie miqësore dhe partneriteti, nëpërmjet zhvillimit të tyre në shumë sfera të interesit të ndërsjellë dhe në këtë drejtim, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi gatishmërinë e saj gjatë mandatit të saj të kontribuojë në përparimin e tyre të mëtejshëm, politik dhe ekonomik.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e mbështetjes austriake për aspiratat maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shprehu pritshmërinë për një vazhdim pa pengesa të rrugës së integrimit evropian, nëpërmjet një vlerësimi të drejtë të anëtarësimit, të bazuar në Kriteret e Kopenhagës.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi gatishmërinë e saj që të kontribuojë në sigurimin e konsensusit kombëtar për përshpejtimin e agjendës së reformave në të gjitha fushat kritike të theksuara në raportet e Komisionit Evropian.

Ambasadori Pamer e përgëzoi Presidenten Siljanovska Davkova për marrjen e funksionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...