Takimi i residentes me grup këshilltarësh të pavarur që kundërshtojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që u referohen numrit të nënshkrimeve të nevojshme për kandidimin e kandidatëve të pavarur

7 Korrik 2025 | Kumtesat

Këshilltarët e pavarur konsiderojnë se ndryshimet aktuale të Kodit Zgjedhor, me të cilat parashihet detyrimi për mbledhjen e më shumë se 1% të nënshkrimeve të elektoratit për dorëzimin e listave të kandidatëve të pavarur në disa komuna, i vendosin ata në pozicion të pabarabartë sa i përket procesit zgjedhor.

Për ta, ndryshimet e lartpërmendura janë jokushtetuese si nga pikëpamja procedurale për shkak të procedurës së shkurtuar, ashtu edhe nga pikëpamja materiale për shkak të diskriminimit.

Ata presin nga deputetët zgjidhje ligjore mbi barazinë e garantuar kushtetuese të së drejtës pasive dhe aktive për të drejtën e votimit të çdo qytetari, nxitjen e pluralizmit politik, si dhe mundësimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Presidentja Siljanovska-Davkova riafirmoi nevojën për një procedure gjithëpërfshirëse, me qëllim të arritjes së konsensusit të gjerë lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, respektimin e parimeve, rregullave dhe praktikave të mira ndërkombëtare zgjedhore, si dhe marrjen në konsideratë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...