Takimi Siljanovska-Davkova – Radev: Marrëdhëniet bilaterale të zgjidhen në suazat e parimeve dhe vlerave të BE-së

13 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në margjinat e Konferencës për ndryshimet klimatike (KOP29) në Baku, Azerbajxhan, u takua me Presidentin bullgar Rumen Radev.

Në bisedën, e cila zgjati një orë dhe u zhvillua në një atmosferë konstruktive, u diskutua nevoja për përmirësimin e marrëdhënieve maqedonase-bullgare, për tejkalimin e çështjeve të hapura midis dy vendeve, si dhe mbi mundësitë për thellimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit bilateral në shumë fusha me interes të ndërsjellë.

Dy bashkëbiseduesit i prezantuan qëndrimet e tyre për zgjidhjet e mundshme të sfidave të evrointegrimeve maqedonase.

Presidentja e nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik bilateral në të gjitha nivelet dhe vuri në dukje se duhet të respektohen qëndrimet dhe interesat e të dyja palëve dhe se zgjidhja e konteksteve bilaterale duhet të jetë në suazat e vlerave dhe parimeve themelore të Bashkimit Evropian.

Ajo theksoi se marrëdhëniet duhet të zhvillohen në bazë të respektit të ndërsjellë, mbështetjes dhe bashkëpunimit aktiv, i cili do të kontribuojë në përforcimin e besimit dhe miqësisë midis dy popujve.

Presidenti bullgar Radev e theksoi nevojën për zgjidhjen e shpejtë të çështjeve të hapura, si dhe nevojën për vendosjen e marrëdhënieve të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët për mirëkuptim reciprok.

Në këtë bisedë, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për organizimin e vizitave zyrtare ku do të konkretizohen angazhimet për një bashkëpunim më të mirë të përgjithshëm ndërmjet dy shteteve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...