Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Numan Kurtulmush

21 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Numan Kurtulmush, i cili është në vizitë zyrtare në shtetin tonë.

Në këtë takim u bisedua mbi përforcimin e marrëdhënieve shumëvjeçare bilaterale, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e bashkëpunimit midis parlamenteve.

Presidentja shprehu falënderim për mbështetjen e përhershme të Turqisë, duke i theksuar marrëdhëniet miqësore dhe duke shkëmbyer përvoja personale dhe profesionale me kolegët dhe koleget turke.  Ajo e falënderoi për projektet dhe donacionet e shumta turke në vend.

Duke u angazhuar për marrëdhënie ekonomike edhe më intensive, Presidentja mori angazhim për fillimin e investimeve të reja dhe zmadhimin e vëllimit të shkëmbimit tregtar, stimulimit të turizmit, si edhe intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit në fushën arsimore dhe kërkimore akademike.

Presidentja tha se Turqia është aleati ynë i dëshmuar në NATO, duke shprehur falënderim për të gjitha format e mbështetjes, me theks të veçantë në donacionet e rregullta në fushën e mbrojtjes, të cilat kontribuojnë për përforcimin e aftësisë sonë mbrojtëse.

Presidentja, e uroi edhe njëherë 21 Dhjetorin, Ditën e Mësimdhënies në Gjuhën Turke, duke e theksuar njohjen e gjuhës dhe kulturës turke si pjesë e thesarit multikulturor maqedonas dhe simbol i bashkëjetesës midis maqedonasve dhe turqve.

Kryetari Kurtulmush theksoi se Turqia sheh te shteti ynë një mik të sinqertë dhe të dëshmuar, duke e theksuar statusin dhe rolin e rëndësishëm të bashkësisë turke në të, që është një dëshmi e fuqishme për respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Takimi përfundoi me marrjen e angazhimeve të ndërsjella për thellimin e marrëdhënieve miqësore të afërta dhe për përparimin e bashkëpunimit të frytshëm, ku Kryetari Kurtulmush me nder të veçantë e ftoi Presidenten në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...