Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e Ditës së Gjuhës Standarde Maqedonase

9 Maj 2026 | Kumtesat

Sot, më 5 Maj, në Ditën e Gjuhës Standarde Maqedonase, u shpreh urimet e mia të sinqerta të gjithë maqedonasve, gjuha amtare e të cilëve është gjuha maqedonase, kudo që janë, të gjithë folësve, studiuesve dhe dashamirësve të saj.

Gjuha maqedonase është themeli i identitetit dhe veçantisë sonë, dëshmitare e qëndrueshme e vazhdimësisë historike dhe bartëse e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të popullit maqedonas. Është pasqyrë e brezave të maqedonasve përgjatë shekujve, përmes saj shprehet fryma kombëtare, dhe mbijetesa e saj konfirmon ekzistencën tonë. Paraqet instrument i mrekullueshëm për të shprehur dashurinë dhe idetë, për të krijuar vepra artistike dhe shkencore, vepra të vlefshme dhe vlera të përjetshme.

Nga vepra e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodij, përmes mendimit vizionar të Kërste Petkov Misirkov, deri kodifikimi i gjuhës standarde maqedonase në vitin 1945, të përballur me sfidat dhe propagandën, u realizuan aspiratat shekullore maqedonase për shtetin dhe gjuhën e vetë. Ky proces u forcua shkencërisht nga kontributi i jashtëzakonshëm i Blazhe Koneskit, ndërsa u forcua më tej nga botimi i gramatikës së parë në gjuhën maqedonase nga Krume Kepeski në vitin 1946, tetëdhjetëvjetorin e të cilit e festojmë këtë vit.

Gjuha maqedonase nuk është vetëm dëshmi e së kaluarës, por është edhe krijuese thelbësore e zhvillimit shoqëror modern. Prandaj, përdorimi i saj i saktë dhe dinjitoz, si dhe zbatimi konsistent i Ligjit të Përdorimit të Gjuhës Maqedonase, përbëjnë themelin e një shteti funksional demokratik.

Sot, më shumë se kurrë, detyrimi ynë është i qartë: ta ruajmë, kultivojmë dhe avancojmë gjuhën maqedonase.

Misioni i saj qoftë i përjetshëm! Le ta ruajmë dhe ta mbrojmë nga mohimi, sepse pa të nuk jemi ata që jemi, as nuk do të mbetemi ata që jemi!

Gëzuar 5 Majin!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...