Të nderuar bashkëqytetarë,
Ju përgëzoj 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, kur me krenari kujtojmë rolin madhështor historik të organizatës revolucionare maqedonase, mbi frymën dhe veprën e së cilës mbështetet shtetësia maqedonase.
Ju kam kujtuar shumë herë se jeta në liri, paqe dhe demokraci në shtetin tonë kombëtar nuk na është dhënë, por është fituar dhe zgjedhur nga paraardhësit tanë, revolucionarët maqedonas. Nuk është rastësi që Republika, në Nenin 36 të Kushtetutës, u garanton të drejta të veçanta atyre që luftuan për identitetin e popullit maqedonas dhe shtetësinë e tij në luftërat nacionalçlirimtare për Maqedoninë.
Prandaj, festa e madhe e sotme është mundësi për të kujtuar heronjtë që dhanë jetën e tyre për një shtet të lirë, të pavarur, por edhe për një shtet social, solidar dhe demokratik maqedon. Idealet e tyre ishin thelbi i ideve më të përparuara të fundit të shekullit të 19-të, prej tyre burojnë dhe bazohen në to vlerat europiane, të ngulitura në dokumentet kushtetuese të BE-së, të cilave unë u referohem vazhdimisht.
Festimi i 23 tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, paraqet kujtesë për detyrimin tonë për të çmuar dhe vazhduar veprën e shenjtë revolucionare përmes kujdesit dhe mbrojtjes së parimeve të përjetshme humane.
Ndaj tyre, por edhe ndaj pasardhësve tanë, kemi një detyrim me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim, për të vazhduar rrugën e tyre revolucionare, jo me armë, por me një mendje, njohuri dhe reforma revolucionare.
Ne nuk kemi atdhe tjetër, përveç të tyrit, atij të revolucionarëve maqedonas. Jemi të detyruar ta ruajmë dhe ta ngulitim politikisht aty ku i ka takuar gjithmonë gjeografikisht, historikisht dhe kulturorisht – në Europë.
Le të vazhdojmë ta dëshojmë, ta zhvillojmë dhe ta mbrojmë, por edhe të respektojmë dhe të çmojmë themelet mbi të cilat është ndërtuar – ligji, drejtësia, etika, solidariteti dhe barazia.
Uroj e përjetshme festa jonë.





