Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u dërgoi një mesazh urimi qytetarëve të kombësisë serbe me rastin e festës së Shën Savës.
Të nderuar bashkëqytetarë të kombësisë serbe,
Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’jua uroj Ditën Kombëtare të Serbëve në këtë vend, festën e Shën Savës.
Ju uroj që ta kaloni këtë festë të madhe në shëndet të mirë, paqe dhe qetësi, dhe që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim dhe harmoni të ndërsjellë.
Vepra e Shën Savës si iluminist dhe paqebërës paraqet udhërrëfyes i përjetshëm se si kultivohet spiritualiteti, por edhe si krijohet komunitet në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Është komuniteti serb, me identitetin dhe traditën e tij të pasur kulturor, që është një segment i rëndësishëm i shoqërisë multikulturore maqedonase.
Kontributi juaj në të gjitha sferat shoqërore e bën shtetin maqedonas një vend më të pasur, më modern dhe më të begatë për të jetuar.
Në këto kohë sfiduese, mesazhi i Shën Savës për unitet dhe dashuri është më i rëndësishëm se kurrë. Na kujton se forca qëndron në bashkëjetesën dhe respektin tonë të ndërsjellë.
Le të vazhdojmë të ecim të bashkuar në rrugën e përparimit, duke u mbështetur në urat e miqësisë që kemi ndërtuar prej shekujsh.
Gëzuar 27 Janarin, Ditën e Shën Savës.





