Siljanovska Davkova: Të hyhet në “Në Botën Time” do të thotë të pranohet se ajo është edhe bota jonë e përbashkët!

21 Maj 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mori pjesë në hapjen e Qendrës së Kujdesit Ditor dhe Trajtimit Individual për Personat me Aftësi të Kufizuara “Në Botën Time”, në komunën e Gjorce Petrov-it në Shkup.

Si pjesë e vizitës, Drejtoresha e Qendrave të Trajtimit Individual, Angela Çingoska, prezantoi misionin dhe punën shumëvjeçare të Shoqatës së Mbështetjes dhe Trajtimit të Personave me Çrregullime të Spektrit Autik dhe Zhvillim Atipik “Në Botën Time”, mbi iniciativën e së cilës bazohet hapja e qendrës së kujdesit ditor.

Presidentja Siljanovska Davkova inspektoi ambientet e pajisura me pajisje moderne dhe të specializuara, të cilat mundësojnë përparimin e zhvillimit psikomotor, shqisor dhe social të fëmijëve.

Duke përshëndetur hapjen e kësaj qendre, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se qëndrimi ndaj personave me aftësi të kufizuara paraqet pasqyrë e pjekurisë, humanitetit dhe solidaritetit të një shoqërie. Sipas saj, përfshirja e vërtetë do të thotë krijimi i kushteve në të cilat çdo person në mënyrë dinjitoze mund të mësojë, të zhvillohet, të socializohet dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në komunitet.

“Të hyhet në “Në Botën Time” do të thotë të pranohet se ajo është edhe bota jonë e përbashkët!” tha Presidentja Siljanovska Davkova dhe shprehu pritjen e saj që rrjeti i qendrave të ngjashme ditore të zgjerohet.

Presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur mirënjohjen e saj Shoqatës “Në Botën Time”, punonjësve për entuziazmin e tyre, kryetarit të komunës mbi hapësirën e ofruar, ambasadorit bullgar lidhur me mbështetjen financiare, Fondacionit “Mehanxhiski” për humanitetin e tij dhe të gjithave subjektet me përgjegjësi shoqërore që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Qendra në fjalë është destinuar për të ofruar mbështetje, socializim, përvetësim të aftësive jetësore dhe përmirësim të cilësisë së jetës së të rinjve me aftësi të kufizuara, përmes një qasjeje të individualizuar, të përshtatur sipas nevojave të tyre specifike.

Theks i veçantë do t’u kushtohet fëmijëve me spektër autik dhe zhvillim atipik, si dhe mbështetje dhe këshillim të familjeve të tyre.

Qendra e licencuar ka një kapacitet për 24 të rinj nga mosha 14 deri në moshën 26 vjeçare, si dhe për 20 fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, ndërsa paraqet hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe sociale në komunitet.

Shoqata “Në Botën Time” i dhuroi Presidentes Siljanovska Davkova çertifikatë mirënjohjeje për mbështetjen e saj në lidhje me përfshirjen dhe promovimin e të drejtave dhe kujdesit për personat me aftësi të kufizuara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Përgjigje ndaj pyetjeve  të gazetarëve pas hapjes së Qendrës së Kujdesit Ditor dhe Trajtimit Individual për Personat me Aftësi të Kufizuara “Në Botën Time”, në Komunën e Gjorce Petrov-it në Shkup

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Qendrës së Kujdesit Ditor dhe Trajtimit Individual për Personat me Aftësi të Kufizuara “Në Botën Time”, në Komunën e Gjorce Petrov-it në Shkup

Pyetje e gazetarit: Sa e rëndësishme është hapja e qendrave të tilla për vetë komunën dhe a mund të presim që kjo iniciativë të përhapet në të gjithë vendin? Presidentja Siljanovska Davkova: Jam veçanërisht e lumtur, sepse ideja më ka qenë e njohur për një kohë të...

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Lubjanë me temën “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Lubjanë me temën “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”

Presidentja, Dr. Gordana Siljanovska Davkova, gjatë vizitës së saj në Republikën e Sllovenisë, mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Lubjanës, ku ka marrë doktoraturën, me temën: "Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo...