Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti anëtarët e korit “Bilbili i Artë”

26 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Vilën Biljana në Ohër i mirëpriti anëtarët e korit “Bilbili i Artë” (Zllatno Sllavejçe).

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e madhe të festivalit “Bilbili i Artë “ për zhvillimin e kreativitetit dhe talentit të më të rinjtë dhe shtoi se ky festival ka qenë fidanishte e cilësisë së fëmijëve dhe fillim i karrierës së suksesshme të shumë emrave të njohur të muzikës nëpër vite.

Anëtarët e korit të fëmijëve dhe solistët e “Bilbilit të Artë” kënduan refrenet e njohura të këtij festivali, kurse me të cilat do të prezantohen në koncertin e tyre në suazat e manifestimit “Festivali i sporteve në ujë Ohër”.

Presidentja Siljanovska Davkova u dëshiroi edhe shumë hite dhe shumë evenimente të suksesshme muzikore duke shprehur mbështetjen e vet për këtë festival i cili prej 54 vitesh kujdeset për vlerat nëpërmjet të cilave fëmijët ndërtohen si individë në shoqërinë tonë.

Edicioni i parë i festivalit “Bilbili i Artë” është mbajtur më 23 maj 1970, me organizim nga Lidhja për kujdesi dhe edukim të fëmijëve të Qytetit të Shkupit dhe mbahet tradicionalisht në suazat e festimit të çlirimit të Shkupi, 13 Nëntorit, me mbështetje nga Presidenti i shtetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...