Takimi i presidentit Stevo Pendarovski me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq

22 Nëntor 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, sot realizoi takim me kryetaren e Kuvendit Popullor të vendit, Maja Gojkoviq.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, kurse nga ana e presidentit Pendarovski u shpreh besim se miqësia tradicionale, e mbështetur në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë do të përthellohet edhe më tej, duke pasur parasysh se të dyja vendet kanë traditë të gjatë historike dhe kulturore dhe qëllime të shpërndara për integrim evropian.

Gjithashtu, në takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë parlamentar ndërmjet të dyja vendeve, si dhe dimensioni parlamentar i procesit parakyçës për anëtarësim në BE dhe përvojat që do të mundnin të shkëmbeheshin ndërmjet të dyja vendeve duke pasur parasysh qëllimin e përbashkët strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski dhe kryetarja e kuvendit serb Gojkoviq folën edhe për gjendjet aktuale në rajon, me ç’rast presidenti Pendarovski e theksoi nevojën për të gjetur zgjidhje themeltare dhe të qëndrueshme për çështjet rajonale me qëllimin e stabilitetit dhe përparimin e përhershëm të gjithë rajon

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....