Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe

5 Maj 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Ringjallja e Krishtit – Pashka e Madhe, u dërgoi urime kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, si dhe Kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Evangjeliste-Metodiste, Emil Zaevit dhe përfaqësuesve të Kishës Evangjeliste-Metodiste në shtet.

Të nderuar,

Më lejoni t’Jua uroj festën më të madhe të krishterë – Pashkën e Madhe me mesazhin: Krishti u ngjall!

Ringjallja e Krishti na çliron nga frika prej vdekjes, por na obligon, që në vend të mbikëqyrësve pasivë të jemi pjesëmarrës aktivë në rindërtim. Kurse këtë gjë do ta bëjmë me çdo akt të solidaritetit me personat vulnerabilë dhe kujdesin për natyrën, me angazhimin për liri, drejtësi dhe paqe, me luftën për drejtësi sociale dhe për jetë me dinjitet të bashkëqytetarëve tanë. Duke na e kthyer shpresën tek e mira e përbashkët kjo festë na rikujton se kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe se jemi përgjegjës për njëri-tjetrin. Duke e ndjekur shembullin e Krishtit, le të bashkohemi rreth vizionit të një shoqërie humane, të drejtë dhe të begatë maqedonase, në të cilën do të ketë vend për të gjithë, sepse çdo njeri, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, gjuhësore, sociale, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër – është i afërmi ynë

Krishti u ngjall!
Me të vërtetë u ngjall!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....