Takimi i Presidentit Pendarovski me delegacionin e Këshillit të Paqësorit nga SHBA-ja

9 Prill 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Këshillit të Paqësorit nga SHBA-të, i cili është për vizitë në shtetin tonë.

Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati ynë më i madh strategjik në NATO, Presidenti Pendarovski theksoi se mbështetja amerikane është edhe mandej e rëndësishme për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në në kontekstin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimit të sektorit joqeveritar. Njëkohësisht, folën edhe mbi zhvillimet në planin gjeopolitik, si dhe mbi situatën në rajonin më gjerë.

Përfaqësuesit e organizatës e njohën Presidentin Pendarovski me rrjedhën e aktiviteteve të tyre, të cilat janë në drejtim të angazhimit, dialogut dhe bashkëpunimit global.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....