Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 1 Majit, Ditës së Punës

1 Maj 2024 | Kumtesat

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punës, Presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi këtë mesazh:

“Resursi njerëzor është resursi më i vyeshëm për çdo shtet. Fakti se pjesa më e madhe e demokracive të zhvilluara sot po ballafaqohen me mungesën e fuqisë së punës, është alarm për të gjithë ne se duhet t’i përkushtohemi seriozisht mbrojtjes dhe përparimit të të drejtave të punëtorëve.

Vetëm punëtorët e kënaqur janë punëtorë të suksesshëm dhe të motivuar të cilët mund të kontribuojnë për përparimin dhe prosperitetin e shtetit.

Për atë qëllim, çdo punë duhet të ketë trajtim të drejtë nga punëdhënësi, të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur në vendin e punës, të ketë kushte dinjitoze për punë, kurse puna e tij të vlerësohet si duhet.

Detyra jonë është të vazhdojmë t’i mbështetim angazhimet e organizatave sindikale, të ndihmojmë në përparimin e standardeve dhe kushteve për punë, me qëllim që të gjithë punëtorët të kenë mundësi të drejta dhe të barabarta për realizim dhe zhvillim në planin profesional.

Gëzuar 1 Majin ditën e të gjithë punëtorëve!”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....