Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar kanadeze Mishel Kameron

20 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Kanadasë, me seli në Beograd, Mishel Kameron.

Duke i uruar mirëseardhjen ambasadores Kameron, Presidentja Siljanovska Davkova në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale shprehu shpresën se gjatë mandatit të ambasadores do të hapen mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe shprehu pritjen e saj për përforcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve.

“Me këtë rast dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që Kanadaja i jep vendit tim në procesin e reformave dhe integrimit tonë në BE, si dhe për partneritetin dhe bashkëpunimin tonë në suazat e NATO-s. Ky partneritet është veçanërisht i rëndësishëm për ne dhe e vlerësojmë shumë. Në kohën kur bota po përballohet me sfida të shumta, bashkëpunimi dhe solidariteti ynë janë më të rëndësishëm se kurrë”, tha Presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, lidhjeve tregtare dhe investimeve, si dhe të bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Brezat e rinj të nxënësve, studentëve, si dhe administrata dhe institucionet tona, kanë nevojë të marrin njohuri të reja, të adoptojnë metoda dhe zgjidhje të avancuara nga sistemi kanadez, të cilat mund të aplikohen edhe këtu tek ne, kurse me qëllim për menaxhim më efikas dhe përparim më të madh të vendit në çdo fushë”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Ambasadorja Kameron e theksoi mbështetjen që Kanadaja ia jep shtetit tonë, duke theksuar partneritetin në suazat e NATO-s.

“Si partnerë në NATO, vendet tona punojnë së bashku që ta tejkalojnë sfidën e gjeneratave për sigurinë e Evropës dhe botës”, tha ambasadorja Kameron, duke uruar për rolin udhëheqës në NATO, me emërimin e një maqedonase si zëvendëssekretare të përgjithshme.

“Unë jam këtu që t’i bëjmë ekonomitë tona më të forta nëpërmjet iniciativës, sipërmarrjes, tregtisë dhe investimeve.” Ekziston bazë mbi të cilën duhet të mbindërtohemi. Këtë e konsideroj si sfidë personale, ndoshta me ndihmën e mbi njëqind mijë maqedonasve që tani e quajnë edhe Kanadanë vendlindje”, tha ambasadorja Kameron, duke theksuar përkushtimin e saj për thellimin dhe përforcimin e të gjitha lidhjeve që bashkojnë dy shtetet, kurse në funksion të përmirësimit të partneritetit strategjik, përparimit të shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian dhe zgjerimin e përkushtimit të përbashkët për siguri, demokraci dhe prosperitet.

Presidentja Siljanovska Davkova, ambasadores Kameron i uroi suksese në zbatimin e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit