Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Tunizisë, Imen Llazhili Amari

31 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të Imen Llazhili Amari, ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Tunizisë me seli në Beograd.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike që nga viti 2019 dhe se përveç distancës gjeografike, si dhe përkatësisë në rajone të ndryshme, ka interes të ndërsjellë për një bashkëpunim më të gjithanshëm.

Prezenca juaj sot këtu shënon fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, që shpresoj se do të përmirësohet dhe do të zgjerohet gjithnjë e më shumë”, theksoi Presidentja dhe vuri në dukje se ka potencial të madh, për të cilin ajo e shprehu bindje se do të përdoret si duhet për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe për zbulimin e fushave të reja për bashkëpunim në planin ekonomik, kulturor e ndërkombëtar, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira.

Ambasadorja Imen Llazhili Amari tha në fjalën e saj se e ka privilegjin dhe përgjegjësinë e madhe të jetë ambasadorja e parë e Republikës së Tunizisë në vendin tonë dhe theksoi se prioritet gjatë misionit të saj do të jetë pasurimi i kuadrit ligjor bilateral si bazë për bashkëpunimin në të ardhmen.

“Jam e bindur se angazhimi juaj i vazhdueshëm për barazinë gjinore vetëm se do t’i afrojë dy vendet tona, sepse Tunizia, që nga pavarësia e saj në vitin 1956, ka qenë një vend pionier në drejtim të promovimit të statusit të grave, jo vetëm në rajonin e Afrikës Veriore dhe Rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në mbarë botën”, tha ambasadorja e sapoemëruar e Republikës së Tunizisë dhe shtoi se gjatë mandatit të saj do të përpiqet të forcojë lidhjet mes dy kombeve, veçanërisht duke inkurajuar shkëmbimet kulturore.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi ambasadores së sapoemëruar të Tunizisë shumë suksese në kryerjen e misionit të saj të përgjegjshëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit