Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale e Ambasadorit të sapoemëruar të Moldavisë, Emil Zhakota

4 Dhjetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredenciale e Ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Moldavisë, Emil Zhakota, të cilit i uroi përfundim me sukses të misionit të rëndësishëm diplomatik.

Tridhjetëvjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, sipas tyre, dëshmon për një periudhë të gjatë miqësie të ndërsjellë, e cila në të ardhmen duhet të pasurohet me bashkëpunim më të gjerë në disa fusha, kryesisht në ekonomi, gjë që kërkon kornizë të përshtatshme ligjore.

Për të dyja, e ardhmja e të dy vendeve, të cilat ndajnë të njëjtat vlera demokratike, është në familjen europiane, ku i përkasin gjeografikisht, kulturorisht dhe historikisht.

Aspiratat e përbashkëta për integrimin në BE, sipas Presidentes Siljanovska Davkova, janë baza për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, duke treguar se zgjerimi është proces i pandalshëm që do të sjellë paqe, stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm në rajon, Europë dhe më gjerë. Ajo përshëndeti progresin e Moldavisë në procesin e integrimit europian dhe shprehu gatishmërinë për të ndarë përvojën maqedonase.

Ambasadori mbështeti promovimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor.

Ai shprehu besimin se Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e integrimit europian, i nënshkruar në Kishinau vitin e kaluar, i lejon Moldavisë ta përdorë ekspertizën maqedonase në aspektin e fondeve europiane, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe harmonizimit me legjislacionin europian.

Presidentja Siljanovska Davkova i bëri një ftesë Presidentes moldave Maja Sandu për një vizitë zyrtare të vendit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit