Takimi i Presidentes Siljana Davkova me ambasadoren ukrainase Dir, ambasadoren zvicerane Ulman dhe euroambasadorin Gir

27 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti ambasadoren e Ukrainës Larisa Dir, ambasadoren e Konfederatës Zvicerane, Veronik Ulman dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Dejvid Gir.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për ftesën e dërguar nga Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, për pjesëmarrjen e saj në Samitin e Paqes në Ukrainë, që do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Zvicër.

Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se samiti i ardhshëm është mundësi e mirë për të siguruar platformë për dialog për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Presidentja Siljanovska Davkova riafirmoi mbështetjen maqedonase për Ukrainën pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse dhe bëri thirrje për respektimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë në Ukrainë brenda kufijve dhe ujërave territoriale të njohura ndërkombëtarisht.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...