Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin francez Siril Bomgartner

3 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Republikës Franceze, Siril Bomgartner.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, që karakterizohen nga miqësia tradicionale, dialogu i hapur dhe konstruktiv dhe përparimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit në një sferë të madhe të interesit të përbashkët.

Në këtë takim u fol mbi aspirimet maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si prioritet strategjik i shtetit. Në këtë kontekst Presidentja Siljanovska Davkova theksi se mbështetja nga miqtë dhe partnerët tanë në BE, duke e përfshirë edhe Francën, vlerësohet dhe është shumë e rëndësishme për ne.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehi pritjen për vazhdimin e procesit aderues në BE, nëpërmjet kthimit të besimit në procesin meritor të integrimit të integrimit, me fokus në plotësimin e Kritereve të Kopenhagës.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu shpresën se çështjet historike të vjetra edhe prej njëqind vjetësh nuk do të kenë përparësi ndaj reformave që janë prioriteti kryesor kombëtar, si dhe shprehu pritjen për bashkëpunim më të thellë me Republikën e Pestë Franceze për zbatimin e përvojave franceze në zhvillimin e demokracisë.

Në kontekstin e sundimit të ligjit si kriteri i parë dhe më i rëndësishëm i Kopenhagës, Presidentja i theksoi sfidat aktuale të brendshme që lidhen me parimin e shkelur kushtetues të ndarjes së pushteteve, pa të cilin nuk ka demokraci parlamentare.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...