Presidentja Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq

16 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq. Shkaku për këtë vizitë ishte riafirmimi i ftesës nga Presidenti Aleksandar Vuçiq për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.

Presidentja e pranoi ftesën, kurse termini për realizimin e këtij takimi do të përcaktohet mandej. Gjithashtu, ambasadorja e Serbisë ia dorëzoi Ftesën presidenciale për pjesëmarrje në ekspozitën ndërkombëtare speciale EXPO 2027, që do të mbahet në Beograd nga 15 maji deri më 15 gusht.

Presidentja shprehu falënderim dhe gatishmëri për pjesëmarrje në këtë ekspozitë, duke e theksuar rëndësinë e këtij evenimenti të njohur ndërkombëtarisht, jo vetëm në Republikën e Serbisë dhe në rajon, por edhe më gjerë.

Gjatë bisedës u konfirmuan edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera maqedonase-serbe me dëshirë për vazhdim të mëtejshëm të tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

Vizita zyrtare e Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, ka filluar

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në ceremoni solemne me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti sot Presidenten e parë të Republikës së Indisë, Drupadi Murmu që është në vizitë zyrtare të vendit. Takimi ballë për ballë u pasua pas takimit plenar të...