Të nderuar bashkëkombës shqiptarë,
22 Nëntori është një datë, rëndësia e së cilës shkon përtej simbolikës së përvjetorit historik. Është dëshmia e vizionit kombëtar dhe vetëdijes për identitet të veçantë, themeli i të cilit është alfabeti i standardizuar shqip.
Kongresi i Manastirit në vitin 1908 shënoi një moment historik dhe një fazë të re në zhvillimin e kombit shqiptar, përmes arsimit dhe kulturës në një gjuhë të unifikuar shqipe.
Gjuha është shenja themelore e veçantisë kombëtare. Ajo është instrumenti më i fortë për krijimin dhe shprehjen e kujtesës kolektive të një populli, trashëgimisë dhe përvojës së tij shpirtërore. Gjuha shqipe, ju ka mundësuar shqiptarëve, të shprehni respekt ndaj paraardhësve tuaj, por edhe përgjegjësi ndaj pasardhësve tuaj.
Në shoqërinë multikulturore dhe sistemin politik demokratik të Maqedonisë, shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë traditën e gjatë të ekzistimit në rendin kushtetues, në jetën politike, ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore, sportive, mediatike, argëtuese, si dhe në jetën e përditshme.
Më lejoni, si Presidente e vendit, ta shpreh pikëpamjen se detyra jonë e përbashkët është të krijojmë një shoqëri në të cilën uniteti nuk do ta mohojë, por do ta respektojë diversitetin, duke e trajtuar atë si vlera të përhershme shoqërore.
Uroj që 22 nëntori të mos jetë vetëm një ditë përkujtimi, festimi dhe krenarie, por edhe nxitje për arritje të reja arsimore, shkencore dhe kulturore në gjuhën shqipe!
U shpreh urimet e mia të sinqerta të gjithë qytetarëve shqiptarë me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip!
Gordana Siljanovska Davkova





