Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale nga Ambasadorja e sapoemëruar e Republikes së Estonisë

19 Nëntor 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredenciale nga Sh.S. Znj. Jana Vanamolder, Ambasadorja e sapoemëruar e Republikes së Estonisë, me seli në Budapest.

Në ceremoninë solemne, ajo theksoi shembullin e Estonisë në tranzicionin demokratik, modernizimin institucional dhe zgjerimin digjital si model i rëndësishëm i reformave.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes duhet të plotësohet me bashkëpunim në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës dhe turizmit. Të dy konfirmuan rëndësinë e aleancës në NATO, në kontekst të situatave aktuale të sigurisë dhe kërcënimeve.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për mbështetjen që Estonia po na ofron në rrugën e integrimit europian.

Gjithashtu, Presidentja Siljanovska Davkova mbështeti procesin e negocimit që është liruar nga kushtet dypalëshe të një natyre identiteti dhe me kritere të qarta, të parashikueshme dhe objektive, të bazuara mbi vlerat themelore europiane dhe rezultatet e arritura të reformave.

Ambasadorja Vanamolderi theksoi pasigurinë e procesit të negocimit në lidhje me çështjet dypalëshe dhe shprehu mirëkuptim për angazhimet rajonale dhe ambiciet tona të natyrshme europiane.

Ajo kujtoi rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë rajonale për proces më të shpejtë të negocimit dhe për anëtarësim në BE.

Për të, e ardhmja europiane e rajonit krijohet përmes partneritetit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zgjerimit.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi Ambasadorit Vanamolderi mandat të suksesshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit