Më 27 Nëntor 2026 (e Premte), në Hotelin Inex Olgica në Ohër, do të mbahet takim i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brijuni, i organizuar nga Presidentja dr. Gordana Siljanovska Davkova, së bashku me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar dhe Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanovic.
Përfaqësuesit e mediave të interesuar për të mbuluar ngjarjen duhet të marrin akreditim duke plotësuar formularin e bashkangjitur. Formulari i plotësuar, së bashku me kopje të letërnjoftimit ose pasaportës, duhet të dërgohen jo më vonë se ora 23:59 të hënën, më 23 Nëntor 2026, në postën elektronike: [email protected]
Procesi Brdo-Brijuni është iniciativa rajonale e themeluar në vitin 2013 nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, me qëllim të përshpejtimit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit. Përveç vendit tonë, në Procesin Brdo-Brijuni marrin pjesë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.





