Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev

14 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e pjesëmarrjes në Samitin për ndryshimet klimatike (KOP29) në Baku, u takua me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Në këtë takim mori pjesë edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozinovska.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy shteteve, ku u vlerësua se ato janë miqësore dhe në këtë drejtim u shpreh përkushtimi për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve në kulturë, turizëm, arsim dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi interesimin nga pala maqedonase për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e energjetikës, duke pasur parasysh interesimin tonë për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.

Bashkëbiseduesit konfirmuan se marrëdhëniet ekonomike duhet të thellohen me marrëveshje të veçanta bilaterale dhe  shprehën kënaqësinë për Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet kompanive energjetike maqedonase dhe azerbajxhanase, i cili u nënshkrua në Shkup me qëllim të përforcimit të stabilitetit energjetik maqedonas.

Në takim, Presidenti prezantoi edhe mundësitë për investime që i ofron shteti ynë. Presidenti Alijev shprehu gatishmërinë për projekte të mundshme infrastrukturore lidhur me gazifikimin e shtetit tonë.

Në takim, Presidentja Siljanovska Davkova e përgëzoi për organizimin e shkëlqyer të samitit dhe e falënderoi për mikpritjen.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...