Të nderuar bashkëqytetarë boshnjakë,
Ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.
Ju, boshnjakët, nuk jeni vetëm anëtarë të një grupi etnik, por edhe kapital i rëndësishëm njerëzor.
Ju, boshnjakët, keni jo vetëm të drejtën e garantuar kushtetuese për të shprehur, kultivuar dhe zhvilluar lirisht identitetin tuaj përmes institucioneve dhe shoqatave kulturore, artistike dhe arsimore, por edhe për ta realizuar atë në të vërtetë.
Ju, boshnjakët, jeni subjekt relevant në procesin e vendimmarrjes politike dhe zhvillimit ekonomik.
Ju, boshnjakët, keni histori të gjatë, autentike dhe të pasur kombëtare, të cilën e shkruan paraardhësit tuaj, po e shkruani ju sot, por edhe gjeneratat pas juve do ta shkruajnë atë!
Uroj që boshnjakët e rinj të rriten, të mësojnë, të edukohen dhe të gëzohen në një shtet europian paqësor, të shëndetshëm, demokratik, solidar, konkurrues dhe të begatë.
Uroj që të respektojmë dhe të kuptojmë njëri-tjetrin në krijimin e shtëpisë së përbashkët me qytetarë të barabartë dhe të lumtur, në të cilën do të respektohet diversiteti, ndërsa vlerat dhe parimet do të na bashkojnë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare!
Dr. Gordana Siljanovska Davkova





