Sot, në prag të Samitit të 22-të Europian në Salzburg, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me besimtarët ortodoksë maqedonas, të cilët së fundmi formuan komunë të re kishtare “Shën Kryeengjëlli Mikael” në Hallein, Republika e Austrisë.
Përpara kishës “Shën Antoni”, ajo u përshëndet fillimisht nga anëtarët më të rinj të komunitetit maqedonas, të veshur me kostume popullore maqedonase.
Ajo i informoi ata për Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Këshillin e Diasporës, për aktivitetet që lidhen me Kodin Zgjedhor, si dhe për procesin e integrimit europian, ndërsa ata e informuan atë me punën dhe jetën e tyre, duke shprehur kënaqësi për qëndrimin e shtetit dhe shoqërisë austriake ndaj tyre.
Ata shprehën mirënjohje të veçantë për Markus Danner, udhëheqës i Unionit të Famullisë së Hallein-it, për mundësinë e përdorimit të hapësirës së Kishës Katolike për të kryer ritet e tyre fetare.
Presidentja Siljanovska Davkova kaloi momente të paharrueshme në shoqërinë e bashkëatdhetarëve tanë dhe priftit fisnik katolik Markus, duke uruar që të krijojmë kushte për kthimin e tyre në atdhe.





