Presidentja Siljanovska Davkova u takua në Baku me Кryetaren e Kuvendit Nacional, Sahiba Gafarova dhe Kryeministrin Ali Asadov

12 Mars 2025 | Kumtesat

Në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Baku, u takua me Kryetaren e Kuvendit Nacional, Sabiha Gafarova dhe me Kryeministrin, Ali Asadov.

Në takimin me Kryetaren e Kuvendit Nacional u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në nivel parlamentar.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke e theksuar angazhimin e saj të mëparshëm si deputete e Kuvendit, e theksoi rëndësinë e përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, i cili zhvillohet nëpërmjet Grupit parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Kuvendin Nacional të Azerbajxhanit.

Bashkëbisedueset shkëmbyen mendime dhe informacione mbi punën e dy parlamenteve, si dhe përfaqësimin e grave deputete në to.

Presidentja theksoi se vizita zyrtare në Azerbajxhan, e cila zhvillohet në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, do të kontribuojë në përparimin e bashkëpunimit. Ajo e theksoi potencialin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar, realizimin e projekteve infrastrukturore, si dhe përkushtimin e palës maqedonase për diversifikimin e burimeve energjetike.

Gjithashtu, i vuri në dukje edhe mundësitë për investime që i ofron shteti, me vendndodhjen gjeografike, fuqinë punëtore të kualifikuar dhe rrjetin e gjerë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Ajo shprehu gjithashtu pritshmëri për zbatimin e iniciativave specifike në shumë fusha, siç janë: mbrojtja sociale, arsimi dhe shkenca, mjedisi, turizmi, qarkullimi.

Kryetarja e Kuvendit Nacional, Gafarova, duke vlerësuar përpjekjet e Presidentes Siljanovska Davkova për diplomacinë kulturore, theksoi se realizimi i vizitës zyrtare dhe mundësia për zgjerimin e kontakteve do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy shteteve. Ajo shprehu pritjen për vizitë të afërme të Kryetarit të Kuvendit maqedonas në Azerbajxhan.

Në takimin me kryeministrin Asadov u shpreh kënaqësia për realizimin e vizitës zyrtare.

Presidentja vlerësoi se marrëdhëniet me Azerbajxhanin janë në nivel të shkëlqyer, të lira nga çdo çështje e pazgjidhur politike dhe shprehu besimin se ato do të përforcohen edhe më shumë me realizimin e vizitës zyrtare.

Në këtë drejtim, kryeministri Asadov, duke e vlerësuar vizitën si të suksesshme, theksoi se programi dhe takimet e zhvilluara gjatë vizitës janë shenjë e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe shprehu gatishmërinë për përparimin e tyre.

Në të dyja takimet, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi gjendjen në rajonin e Kaukazit dhe qëndrimet e Azerbajxhanit për këto çështje. U diskutua edhe mbi situatën në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Me takimet me Kryetaren e Kuvendit Nacional, Gafarova dhe Kryeministrin Asadov, përfundon pjesa zyrtare e vizitës së Presidentes Siljanovska Davkova në Azerbajxhan.

Nesër, në Baku, Presidentja do të marrë pjesë në Forumin e 12 global në Baku, me titull “Rishqyrtimi i rendit botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi”, që organizohet nga Qendra ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi” dhe do të mbahet nga 13 marsi deri më 15 mars.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...