Pjesëmarrja e Presidentes Siljanovska Davkova në Procesin Bërdo-Brioni në Malin e Zi

7 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot edhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Malin e Zi, me rastin pjesëmarrjes në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, me ftesë nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Temat e diskutimit ku fokusohe ndërlidhen me deklaratën e miratuar në takimin e vitit të kaluar të Procesit Brdo-Brioni dhe i trajtojnë çështjet që lidhen me të rinjtë dhe politikat rinore, nevojën për lidhje më të madhe rajonale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si çështje me interes të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në samitin, i cili po mbahet në Tivat dhe nikoqir i të cilit është Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, marrin pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryesuesi dhe dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zhelka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Procesi Bërdo-Brioni është formuar në vitin 2013 me iniciativë të përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë dhe e promovon dialogun dhe bashkëpunimin midis shefave të shteteve dhe qeverive mbi çështje me interes të përbashkët, me qëllim përfundimtar – integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...