Takimi Siljanovska-Davkova – De Kro Belgjika me mbështetje të fuqishme për evrointegrimet maqedonase

12 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e pjesëmarrjes në Samitin për ndryshimet klimatike (KOP29) në Baku, u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Aleksandër De Kro.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, kurse në fokus të bisedimeve ishin aspiratat maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri belg De Kro theksoi se shteti ynë mund të konsiderojë mbështetjen e fortë belge, sepse sipas Brukselit zyrtar, vendi ka bërë përparime të mëdha dhe tani është radha e Bashkimit Evropian të bëjë diçka.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke i theksuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy shteteve, e shprehu nevojën e intensifikimit të komunikimit në nivelin e lartë dhe më të lartë.
Në kontekst të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi nevojën për hapjen e negociatave për anëtarësim, me qëllim të mobilizimit të institucioneve dhe fokusimit në reformat dhe standardet, veçanërisht në sundimin e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Presidentja Siljanovska Davkova i theksoi pritjet nga pala maqedonase për një proces të drejtë të anëtarësimit në BE, i cili do të respektojë krenarinë kombëtare të qytetarëve tanë dhe do të zhvillohet në mënyrë që të mos e shqetësojë thellë ndjenjën e identitetit të tyre kombëtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...