Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova për besimtarët të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian

24 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkovame rastin e festës së madhe të krishterë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen , i dërgoi urim Kiro Stojanov, Peshkopit  të Shkupit dhe Diaqezës së Strumicës dhe Shkupiit dhe të gjithë besimtarëve të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian.

Të nderuar,

Kam kënaqësinë e veçantë të gjithë besimtarëve të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian, t’jua uroj ditën e Lindjes së Krishtit – Krishtlindjen.

Dëshiroj sinqerisht që dita më e ndritshme të sjellë paqe, dashuri dhe gëzim në zemrat tuaja dhe të lindë besim dhe shpresë për një të ardhme më humane.

Krishtlindja është simbol i lindjes së re, e një jete të re dhe më të bukur.  Ajo na kujton dashurinë pa kushte, dhurimin dhe unitetin dhe na jep fuqi dhe qetësi shpirtërore.

Duke iu gëzuar ditëve të festave në ngrohtësinë e shtëpive tona dhe në rrethin e më të afërmve, të mos e harrojmë shtëpinë tonë – atdheun.

Ta ruajmë dhe ta respektojmë dinjitetin e saj që të jemi edhe vetë dinjitozë dhe të respektuar!

Gëzuar Krishtlindjen!

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...