Brifing për gatishmërinë luftarake të Armatës

10 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja dhe Komandantја Supremе е Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, sot mori pjesë në brifingun për gatishmërinë luftarake të Armatës.

Në brifingun, në prani të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski  dhe gjeneralëve në Armatë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, informoi mbi realizimin e planeve, detyrave dhe gjendjes në Armatë gjatë vitit 2024.

Kryetarja Siljanovska Davkova u njoh me shkallën e realizimit të aktiviteteve në sferën e menaxhimit të personelit, trajnimeve dhe ushtrimeve, operacioneve në vend dhe jashtë vendit, pajisjeve dhe infrastrukturës, planifikimit ushtarak dhe strukturës së forcave, modernizimit, buxhetimit dhe financimit.

Në këtë brifing, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se pjesëtarët e Armatës në vazhdimësi e dëshmojnë profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë e tyre, duke i kryer me sukses detyrat e tyre dhe duke e garantuar sigurinë, stabilitetin dhe mbrojtjen kombëtare.

Presidentja e riafirmoi përkushtimin e saj për vazhdimin e procesit të modernizimit të Armatës dhe investimeve në kapitalin njerëzor, duke theksuar se falë përkushtimit të ushtarëve dhe oficerëve maqedonas, shteti ynë ishte dhe mbetet partner i fortë dhe i besueshëm në sigurinë rajonale dhe globale.

Në këtë drejtim, ajo e përshëndeti kontributin e Armatës maqedonase në sigurinë kolektive, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në misionet dhe operacionet e përbashkëta të NATO-s, si dhe angazhimin e parezervë në ballafaqimin dhe shuarjen e zjarreve të përvitshme në vend.

Presidenti konstatoi se fakti që Armata gëzon besimin dhe reputacionin më të lartë te qytetarët, e vërteton kredibilitetin dhe prestigjin e saj brenda dhe jashtë vendit.

Brifingu është obligim i rregullt vjetor i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm para Komandantit Suprem, qëllimi i të cilit është prezantimi i situatës në zonat funksionale që ndikojnë në gatishmërinë luftarake të Armatës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...