Siljanovska Davkova në stërvitjen “Reagim i Shpejtë 2025”: Anëtarësimi ynë në NATO nuk është vetëm formalitet politik, por vendosmëri strategjike

2 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja dhe Komandantja Supreme e Armatës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova, mori pjesë dhe mbajti fjalim në stërvitjen ushtarake “Reagim i Shpejtë 2025” në poligonin ushtarak në Krivolak, ku marrin pjesë më shumë se 2.200 ushtarë nga 9 vende.

Duke shkruar edhe një faqe tjetër të suksesshme në historinë e Armatës së Maqedonisë, me këtë ushtrim, theksoi Presidentja – shteti konfirmoi vendosmërinë e shtetit për të qenë me vendet që mbrojnë paqen si ideal suprem i qytetërimit. Presidentja shtoi se ky ushtrim nuk paraqet vetëm demonstrim i fuqisë ushtarake, por manifest i solidaritetit, simbol i unitetit dhe kujtesë se vetëm së bashku mund t’u përballemi kërcënimeve që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.

Presidentja Siljanovska Davkova potencoi përkushtimin dhe profesionalizimin e Armatës së Maqedonisë, që, sipas saj, është e gatshme të veprojë krah për krah me aleatët në kohë kërcënimesh globale të sigurisë, në mbrojtje të lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të njeriut. Ajo theksoi se anëtarësimi ynë në NATO nuk është paraqet formalitet politik, por vendosmëri strategjike.

Presidentja theksoi se me pjesëmarrjen e qindra ushtarëve maqedonas në stërvitjen më të madhe ushtarake në këtë poligon, vendi edhe një herë konfirmoi se pavarësisht të gjitha sfidave, qëndron fort në anën e paqes, sigurisë dhe unitetit.

Në një bisedë të shkurtër me ushtarët, ajo shprehu kënaqësinë për profesionalizmin e tyre të demonstruar në terren dhe falënderoi aleatët për mbështetjen, ndihmën dhe njohurinë e ndarë.

Në vazhdim teksti i plotë i fjalimit të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Të nderuar anëtarë të Armatës,
I nderuar kryeministër,
Të nderuar ministra,
I nderuar Shef i Shtabit të Përgjithshëm,
Të nderuar deputetë, kryetarë të komunave, gjeneralë nga vendet pjesëmarrëse, ambasadorë,
Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,

Paqja nuk ka alternativë. Ajo është zgjedhja e të guximshmëve, betimi i të përkushtuarve dhe detyrimi i të gjithë atyre që e mbajnë uniformën me nder.

Sot, këtu, në poligonin e stërvitjes “Krivollak”, ne jo vetëm që po shkruajmë një faqe tjetër të suksesshme në historinë e armatës sonë, por konfirmojmë vendosmërinë tonë për të qenë pjesë e atyre që mbrojnë paqen si ideal suprem i qytetërimit.

Stërvitja më e madhe ushtarake “Reagim i Shpejtë 2025” bashkoi mbi 2.200 ushtarë nga nëntë vende. Kjo stërvitje nuk është vetëm një demonstrim i fuqisë ushtarake, por manifest i solidaritetit, simbol i unitetit, kujtesë se vetëm së bashku mund të përballemi me kërcënimet që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.

Në një kohë kërcënimesh globale për sigurinë, kur bota është e ndarë midis luftërave dhe shpresës, armata jonë demonstron interoperabilitet, profesionalizëm dhe gatishmëri për të vepruar krah për krah me aleatët, në mbrojtje të lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të njeriut.

Anëtarësimi ynë në NATO nuk është vetëm një formalitet politik, por një vendosmëri strategjike, shprehje e vullnetit dhe vendosmërisë sonë për të qenë pjesë e përgjigjes kolektive ndaj sfidave dhe dilemave bashkëkohore.

Salus populi suprema lex esto – siguria e popullit është obligimi suprem për ne.

Të nderuar ushtarë dhe oficerë,

Armata e Maqedonisë, edhe pse numerikisht e vogël, është e madhe në shpirt, në dije, në dashuri për atdheun. Gatishmëria juaj, përkushtimi juaj i jashtëzakonshëm dhe ekspertiza juaj paraqesin pasqyrim i virtytit të një armate moderne. Forca juaj është forca e flamurit që valëvitet me krenari mbi ne – simbol i lirisë, dinjitetit dhe shtetit që është anëtare krenare të Aleancës.

Duke kryer me guxim operacione luftarake tokësore, ju tregoni interoperabilitetin, gatishmërinë dhe aftësinë për të zmbrapsur çdo kërcënim, së bashku me aleatët dhe partnerët e NATO-s. Ky sukses është mundësi e shkëlqyer për të përgatitur Grupin e Betejës së Këmbësorisë së Lehtë për Vlerësimin e Gatishmërisë Luftarake në vitin 2026.

Ky ushtrim është mesazh se armatat nuk janë vetëm roje kufitare, por mbrojtëse të vlerave kryesore. Ajo paraqet dëshmi se shteti i Maqedonisë, pavarësisht të gjitha sfidave, qëndron fort në anën e paqes, sigurisë dhe unitetit.

Është veçanërisht e rëndësishme se ky ushtrim përkon me 32-vjetorin e partneritetit midis Gardës Kombëtare të Vermontit dhe shtetit të Maqedonisë – simbol i miqësisë sonë të thellë, të fortë dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtyllë e sigurisë transatlantike.

Si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, shpreh mirënjohjen time të thellë juve, ushtarëve të guximshëm, për sakrificën, punën e palodhur dhe përkushtimin tuaj. U falënderoj aleatëve tanë për mbështetjen, ndihmën, njohuritë e tyre të përbashkëta dhe vizionin e tyre të përbashkët për një të ardhme të sigurt.

Le të jetë kjo ditë një kujtesë se liria nuk është e rastësishme, por se paraqet fryt i vendosmërisë ideologjike dhe luftë e vazhdueshme për të. Le të jetë një frymëzim për çdo të ri që e sheh Armatën si vend ku shërbehet me ndershmëri dhe përgjegjësi, por edhe mësohet si të dashurohet dhe të mbrohet atdheu.

Sot, edhe një herë, kemi konfirmuar vendosmërinë tonë: të jemi në anën e paqes, por edhe të jemi të gatshëm, nëse dhe kur ka nevojë, ta mbrojmë atë me të gjitha forcat tona.

Është e drejta jonë.
Është detyra jonë.
Është përgjegjësia jonë.

Të vazhdojmë ta ndërtojmë një ushtri të fortë dhe të besueshme, të respektuar në Aleancë dhe të gatshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe popullit, por edhe interesat e përbashkëta.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot gjendet në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër, të mërkurën, më 28 maj, do të takohet me Presidentin Kasim Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025. Të enjten, më 29 maj,...