Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit shkollës së baletit “Bulfrogs Balet”

12 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me përfaqësuesit e “Bulfrogs Balet” në të cilën u informua mbi punën dhe aktivitetet e shkollës së parë private ndërkombëtare të baletit klasik në vend për fëmijë dhe të rinj nga mosha 4 deri në 18 vjeç.

Aleksandra Nikiforovski, drejtoresha artistike dhe themeluese e shkollës, e njohu Presidenten me pjesëmarrjen dhe sukseset e shumta të balerinave në garat e njohura të baletit, si dhe me plasmanin e tyre në finalen Grand Pri për të rinjtë, i cili do të mbahet nga 22 deri më 27 prill të këtij viti në Tampa, Florida, ku 18 balerinat e reja janë planifikuar të performojnë ”Ëndrra e një mbrëmjeje verore”.

Përfaqësuesit e “Bulfrogs Balet” e theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes në finalen e Grand Pri për të rinjtë e amerikanë dhe kërkuan mbështetje në realizimin e mundësisë që ëndrrat e tyre të realizohen, duke theksuar se kjo është një mundësi unike, për herë të parë, që përfaqësuesit e skenës së baletit maqedonas të performojnë në garën më të madhe të baletit në botë dhe në një nga tri garat botërore më të njohura të baletit.

Presidentja e përshëndeti përkushtimin e tyre të rrallë, të shpërblyer me sukses, shprehu admirimin dhe mbështetjen për balerinat e talentuara, si dhe pritshmërinë që sfidat të tejkalohen dhe të mundësohet pjesëmarrja e tyre në konkursin prestigjioz të baletit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...