Ceremonia e ndryshimit solemn të flamurit shtetëror në Kabinetin e Presidentes, ku morën pjesë nxënës nga shkollat nëntëvjeçare dhe arsimi parashkollor

11 Prill 2025 | Kumtesat

Sot mysafirë në Kabinetin e Presidentit ishin nxënësit  shkollave nëntëvjeçare “Mirçe Acev” nga Komuna e Gjorçe Petrovit dhe “Vëllezërit Milladinovci” nga Komuna e Aerodromit, si dhe fëmijët e kopshtit “Veseli Cvetovi” nga Komuna e Kisella Vodës.

Së bashku me arsimtarët, ata e ndoqën ceremoninë e ndryshimit solemn të flamurit shtetëror që mbahet çdo të premten e dytë të muajit, kurse kryhet nga Batalioni i Nderit në Armatën maqedonase dhe është akt me të cilin i bëhen homazhe flamurit maqedonas si simbol i shtetit.

Fëmijët kishin mundësi t’i vizitojnë hapësirat e punës ku mbahen takime dhe evenimente.  Në bisedë me ta, e frymëzuar nga këngët që ata i kënduan, kushtuar atdheut, qytetit të Shkupit dhe diellit, Presidentja tha se pikërisht fëmijët janë dielli, hëna dhe yjet tanë.

“Ju jeni jeta dhe e ardhmja jonë. Kur ju shoh sot duke kënduar dhe të lumtur, edhe unë gëzohem shumë”, theksoi Gordana Siljanovska-Davkova.

Duke folur për flamurin maqedonas, ajo theksoi se ngjyra e kuqe përfaqëson luftën, kurse dielli i verdhë është dielli ynë, dielli maqedonas, i cili e ngroh shtetin. “Aty ku është flamuri, aty është shteti, aty është atdheu. Ndonjëherë flamuri, si simbol, thotë shumë më tepër se fjalët. Duhet t’i respektojmë simbolet, sepse ato janë unike, tonat, maqedonase”, shtoi ajo.

Në një bisedë të sinqertë dhe të hapur, fëmijët i bënë shumë pyetje që lidhen jo vetëm me angazhimin e saj profesional, por edhe me jetën private. Ata ishin kuriozë për hobet, ngjyrat, ushqimet dhe lulet e saj të preferuara, si dhe për përgjegjësitë që vijnë kur je në funksionin e Presidentit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit