Presidentja dhe Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, priti sot në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se vizita e Gjeneralit Breuer paraqet konfirmim shtesë i angazhimit të NATO-s ndaj stabilitetit rajonal. Sipas saj, aleanca me Gjermaninë mundëson krijimin e sistemit mbrojtës elastik dhe të ndërveprueshëm.
Për Gjeneralin Breuer, vizita dy-ditore paraqet mundësi e shkëlqyer, përveç bisedimeve me pjesëtarët e Armatës, që të tahohet me krerët e shtetit, me qëllim të forcimit të unitetit brenda Aleancës dhe avancimit të marrëdhënieve gjermano-maqedonase.
Ai e vlerësoi Armatën e Maqedonisë si aleat i besueshëm, duke theksuar se ushtarët maqedonas marrin pjesë krah për krah me kolegët e tyre nga vendet anëtare të NATO-s në misione dhe aktivitete të përbashkëta.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se, përveç bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, të dy vendet kanë potencial për të thelluar lidhjet ekonomike, arsimore dhe kulturore.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rolin e diasporës maqedonase në Gjermani si aktor i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Ajo përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme gjermane për proceset reformuese në Maqedoni dhe zhvillimin infrastrukturor të vendit.






