Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në manifestimin “Dasma e Galiçnikut”, e cila edhe këtë vit u mbajt nën patronazhin e saj.
Në frymën e traditës shekullore, e mirëpritur me bukë të përgatitur në shtëpi dhe kripë nga banorët më të rinj të Galiçnikut, Presidentja Siljanovska Davkova ndoqi disa nga zakonet e dasmës që janë përcjellë në rajonin e Mijakëve për shekuj me radhë, si një nga shprehjet më autentike të trashëgimisë kulturore maqedonase.
Pas martesës në kishën “Shën Pjetri dhe Pali”, ajo iu bashkua të sapomartuarve dhe të ftuarve në vallen tradicionale.
Duke u uruar të sapomartuarve të këtij viti, Martina Mihajlova dhe Aleksandar Pendaroski, për martesën e tyre, ajo u dhuroi atyre një paftë të Çaliçnikut me një motiv nga kostumi tradicional i Galiçnikut, që paraqet simbol i pjellorisë dhe pasurisë së dasmës maqedonase.
Presidentja Siljanovska Davkova u uroi atyre një jetë së bashku të mbushur me dashuri, besim dhe respekt të ndërsjellë, si dhe një shtëpi të mbushur me mirëkuptim dhe të qeshura të fëmijëve.
Për të, familja është bashkimi më sublim njerëzor, martesa është arti i të pamundurës dhe fëmijët janë thesari i saj më i madh.
“Dasma e Galiçnikut” për këtë viti filloi më 10 korrik me vendosjen tradicionale të flamurit të dasmës dhe të shtënat simbolike të tre pushkëve nga shtëpia e dhëndrit, duke shënuar fillimin e festimeve të dasmës.
Vit pas viti, ky manifestim tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vendi dhe jashtë vendit, duke mbetur një nga simbolet më të njohura të identitetit kulturor maqedonas.






