Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke

21 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi urime me rastin e festimit të  21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke.

Të nderuar bashkëqytetarë turq,

Në thurjen e pasur të atdheut tonë, bashkësia turke është një fill i shndritshëm i cili e fisnikëron mozaikun e jetesës së përbashkët duke kontribuar në përforcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë së ndërsjellë.

Më 21 dhjetor 1944, për herë të parë u shpërhap zëri i mësimdhënies në gjuhën turke në shkollën “Tefejuz”.

Dita e Mësimdhënies në Gjuhën Turke e mishëron të drejtën e çdo populli që të kultivohet gjuha amtare si pjesë e identitetit nacional dhe kulturor.  Gjuha dhe kultura turke është pjesë e rëndësishme e thesarit multikulturor maqedonas dhe dëshmi për simbiozën dhe bashkëjetesën midis popujve.

Gjuha nuk është vetëm mjet për komunikim por edhe fuqi  lëvizëse që i dimensionon arritjet e shkencës, e formëson kulturën dhe e nxit mençurinë e popujve.

Kjo festë le të jetë nxitje për suksese edhe më të mëdha në ruajtjen dhe në zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe traditës suaj.  Kurse, mësimdhënia në gjuhën turke le të vazhdojë t’i reflektojë vlerat e njohurive, tolerancës dhe respektimit në jetesën tonë të përbashkët.

Gëzuar 21 Dhjetorin, Ditën e Mësimdhënies në Gjuhën Turke!

Gordana Siljanovska Davkova

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...