Të dashur bashkëqytetarë, të dashur bashkudhëtarë në udhëtimin dhe rrugëtimin e përbashkët maqedonas, në ndarjen e të mirës dhe të keqes, sot është ajo ditë, e gjetur, me të gjithë superlativat e merituar –më e gjata, më e lumtura, më e bukura, ditë kur diçka lemë si kujtim nga e kaluara dhe me vete e marrim shpresën për një vit më të bukur.
Në vitin që po kalon ishim dëshmitarë të shumë disfatave dhe dështimeve, por edhe të sukseseve, humanizmit, ndihmës dhe mbështetjes së ndërsjellë.
Viti i ri është moment të bëhen shumë gjëra në një atmosferë të këndshme, por edhe një moment që të rikujtojmë se disa njerëz të guximshëm kujdesen për mirëqenien tonë.
Viti i ri zgjon gjithmonë optimizëm, shpresë dhe lind mundësi të reja.
Si edhe në jetët tuaja, ashtu edhe në timen, ka dhe ngritje edhe rënie, por edhe qindra arsye dhe motive që të mos heqim dorë. Ne kemi gjithmonë obligimin të ecim përpara dhe drejt më të mirës, për hir të vetvetes, për hir të fëmijëve tanë dhe për hir të së mirës së përbashkët. Një i mençur ka thënë se një degë thyhet lehtë, por kur bashkohen dhjetë degë, kjo gjë është e pamundshme.
Duke jetuar në një botë të vlerave të shtrembëruara, le të dërgojmë mesazhe se së bashku jemi më të fortë dhe më të lumtur. T’u japim dorën të pafuqishmëve, njerëzve që jetojnë në margjina, ata kanë nevojë për ne, por edhe ne për ta. Le të ndërtojmë një shoqëri në të cilën të gjithë do të kenë një shans për një jetë të denjë dhe dinjitoze, të lëndueshmit – mbështetje, kurse të rinjtë – frymëzim, motivim dhe të ardhme. Kemi shumë nevojë për drejtësi ekologjike dhe marrëveshje me natyrën, por jo si detyrim i imponuar, por si parakusht për një të ardhme të njohur.
Si komb kemi të drejtë ta tregojmë para botës fytyrën tonë të vërtetë, ta tregojmë rrëfimin tonë shumëvjeçar, të besojmë në ëndrrën tonë maqedonase.
Dhe si njeri dhe si Presidente besoj se vlen të luftojmë për të drejtën, drejtësinë dhe moralin. Duke iu përmbajtur këtyre parimeve, vendet e vogla kanë shans që t’i tejkalojnë furtunat e mëdha në ujërat ndërkombëtare.
Ta ruajmë si nikoqir i mirë shtëpinë tonë të përbashkët. Dëshiroj që viti 2025 të jetë viti i sukseseve, stabilitetit, gëzimit dhe ëndrrave të realizuara. Të jetojmë në paqe, mirësi dhe harmoni me ata që i duam dhe na duan.
Gëzuar Vitin e Ri!
Gordana Siljanovska Davkova!