Urimi i Presidentes Siljanovskq Davkova me rastin e 23 Majit – Ditës Kombëtare të vllahëve

23 Maj 2025 | Kumtesat

Të nderuar bashkëqytetarë të bashkësisë vllahe,

Më datë 23 maj 1905, 120 vjet më parë, me dekret të Sulltanit Abdul Hamid II u pranua e vërteta për Vllahët si popull i veçantë, autokton, me gjuhën e tyre, kulturën autentike dhe ekzistencën shumëshekullore në këto treva. Përveç mundësimit të hapjes së shkollave në gjuhën vllahe në kuadër të Perandorisë Otomane, ky akt ka pasur rolin kyç për ringjalljen e bashkësisë vllahe. Nuk është rastësi që në vitin 1991, pikërisht kjo ditë historike u shpall Dita Kombëtare e Vllahëve. Jemi veçanërisht krenarë që pothuajse dy dekadë 23 Maji festohet edhe në atdheun tonë të përbashkët maqedonas.

Edhe përkrah sfidave në arsim, përfaqësuesit e bashkësisë vllahe kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme potencialin e tyre krijues në çdo sferë shoqërore. Prandaj, shteti duhet t’i heqë edhe të gjitha pengesat e fundit për bashkëqytetarët tanë, vlleh, që të mund ta realizojnë pa asnjë problem të drejtën themelore të njeriut, arsimimin. Prandaj, është e nevojshme mbështetja e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, identitetit dhe kulturës vllahe. Gjuha vllahe është pjesë jo vetëm e pasurisë kulturore maqedonase, por edhe e asaj europiane.

Gëzuar 23 majin, Ditën Kombëtare të vllahëve!

Ti multsã-anji

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...