Urimi me rastin e 24 Majit, Ditës së Paniluministëve Sllavë Vëllezërit e Shenjtë Kiril dhe Metodij

24 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi urim me rastin e 24 Majit, Ditës së Paniluministëve Sllavë Vllezërit e Shenjtë Kiril dhe Metodij

Të nderuar bashkëqytetarë,

Do të dëshiroja të dërgoj urime me rastin e festës së madhe 24 Majit, Ditës së Paniluministëve Sllavë Vëllezërit e Shenjtë Kiril dhe Metodij.

Ju uroj nga zemra festën ta kaloni në shëndet të mirë, dashuri dhe harmoni, të mbushur me gëzim dhe me lumturi, kemi mundësi t’i shijojmë frutat e veprës së madhe të vëllezërve nga Selaniku. Falë tyre, popuj sllavë fituan mundësinë ta zhvillojnë shpirtin, kulturën, arsimin, shkencën. Edhe identiteti gjuhësor dhe kulturor maqedonas, por edhe botëkuptimi dhe kosmopolismi bazohen në punën dhe arritjet e tyre, dhe në filantropinë e tyre.

Vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodij dëshmuan se me dije, etje për të vërtetën, drejtësi, përkushtim, humanizëm dhe fisnikëri mund të tejkalohen kufizimet dhe të munden padrejtësitë. Historia e Evropës dhe e botës nuk ka shumë shembuj të personaliteteve të tilla me ndikim që kanë vënë vulë në kohën e vet, por edhe udhërrëfyes për të ardhmen dhe që janë fenerë të qytetërimit njerëzor. Prandaj vepra e tyre dhe pas një mileniumi nuk zbehet dhe nuk e humbet rëndësinë.

Nxitja e e vëllezërve të shenjtë, le të vazhdojë të jetë udhërrëfyesi dhe vertikalja jonë morale e shpirtërore për një jetë, krijim dhe kreacion dinjitoz e të përmbushur.

Gëzuar 24 Majin, Ditën e Shën. Kirilit dhe Metodij.

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...