Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, së bashku me 50 krerë të shteteve dhe qeverive europiane, mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Dublin, tema qendrore e të cilit është “Europa: e fortë, e sigurt dhe e lidhur”.
Presidentja Siljanovska Davkova u drejtua në diskutimin me panel “Krijimi i Europës konkurruese – inovacioni, lidhshmëria dhe energjia e përballueshme”, ku foli për lidhjen midis konkurrueshmërisë europiane, inovacionit, sigurisë energjetike dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalimin e saj, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Europa e merr forcën e saj nga aftësia për ta shndërruar diversitetin në bashkëpunim dhe bashkëpunimin në veprim të përbashkët, duke vlerësuar se pikërisht në këtë aftësi qëndron një nga çelësat e konkurrueshmërisë europiane.
Konkurrueshmëria sot, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova, nuk mund të reduktohet vetëm në kapital, madhësinë e tregjeve apo çmimin e punës, por varet gjithnjë e më shumë nga aftësia për të lidhur njohuritë, teknologjinë, infrastrukturën, energjinë dhe njerëzit dhe për t’i kthyer këto lidhje në inovacion, produktivitet dhe rritje të qëndrueshme. Lidhshmëria, theksoi ajo, nuk është vetëm çështje gjeografike, por domosdoshmëri ekonomike, imperativ sigurie dhe vendim politik.
Duke folur për Ballkanin Perëndimor, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se rajoni nuk është jashtë Europës, por është pjesë e historisë, infrastrukturës dhe arkitekturës së sigurisë së saj, duke e përshkruar Europën dhe Ballkanin Perëndimor si një “sistem enësh të lidhura”, në të cilin zhvillimet në njërën pjesë ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në të tjetrën.
Çështja, sipas Presidentja Siljanovska Davkova, nuk është vetëm se si ta lidhim më mirë Ballkanin Perëndimor me Europën, por a Europa mund të përballojë të mbetet e lidhur në mënyrë të pamjaftueshme me një rajon që është në kryqëzimin e rrugëve të saj strategjike, korridoreve të energjisë, tregjeve dhe potencialit njerëzor.
“Sa i përket lidhjes, çdo vonesë paraqet mundësi e humbur. Çdo investim i vonuar ka pasojë ekonomike dhe çdo qëllim politik ka çmim që nuk paguhet nga institucionet, por nga qytetarët”, theksoi presidentja Siljanovska Davkova.
Në fokus të prezantimit të saj ishte edhe siguria energjetike, ku ajo vlerësoi se krizat e fundit kanë treguar se varësia ekonomike, në rrethana të caktuara, mund të shndërrohet në cenueshmëri strategjike. Prandaj, siguria energjetike, sipas saj, nuk duhet të kuptohet vetëm si siguri e furnizimit, por edhe si diversifikim i burimeve dhe rrugëve, ndërlidhje e sistemeve, kapacitet teknologjik dhe aftësia për të marrë vendime sovrane.
Tranzicioni i gjelbër, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova, nuk duhet të vendoset si një zgjidhje midis qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë, por si mundësi që qëndrueshmëria të bëhet burim inovacioni teknologjik, ripërtëritjeje industriale dhe qëndrueshmërie ekonomike, me inovacionin që fiton rëndësinë e kapacitetit strategjik, dhe jo vetëm instrumentit ekonomik.





