Urim nga presidentja Siljanovska Davkova me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve

28 Shtator 2025 | Kumtesat

Më datë 28 shtator, Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve, dërgoj urimet më të ngrohta të gjithë bashkëqytetarëve tanë, anëtarë të komunitetit boshnjak.

Kjo festë e rëndësishme paraqet simbol i aspiratës për afirmimin e identitetit, traditës dhe sistemit të vlerave të boshnjakëve, si pjesë integrale e hapësirës kulturore dhe politike të Ballkanit. Padyshim, festimi i kësaj date është kujtesë se jeta e çdo bashkësie fiton kuptim të plotë vetëm kur ajo njihet, respektohet dhe vlerësohet në shoqëri.

Në një shtet modern dhe demokratik, siç synon të jetë Republika jonë, vendi i secilës bashkësi etnike nuk është margjinal, por thelbësor: në proceset e bashkëjetesës, kohezionit qytetar dhe punës së përkushtuar për një të ardhme më të mirë. Në fund të fundit, progresi i vërtetë i një shoqërie nuk matet vetëm nga parametrat ekonomikë, por edhe nga shkalla e respektit dhe përfshirjes së të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo kulturore. Në këtë kuptim, Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve është gjithashtu një mundësi për reflektim, për t’i kujtuar vetes se bashkësia nuk është vetëm një ideal politik, por një nevojë praktike dhe thelbësore për stabilitet dhe harmoni në shoqëri. Kjo kërkon besim të ndërsjellë, dialog të sinqertë dhe hapje ndaj diversitetit, vlera që qytetarët tanë gjithmonë i kanë pasur dhe vazhdojnë t’i kultivojnë dhe zhvillojnë.

Festa e sotme le të jetë frymëzim për të vazhduar rrugën e përbashkët drejt një shoqërie me mundësi të barabarta, dinjitet dhe shanse për të gjithë.

U uroj boshnjakëve, por edhe të gjithë bashkëqytetarëve, një festë të mbushur me krenari, gëzim, lumturi dhe mendime pozitive.
Gëzuar 28 shtatorin – Ditën e Boshnjakëve!

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...