Të nderuar bashkëqytetarë,
Ilindeni është thelbi i historisë maqedonase,
Ilindei është zemra e republikës maqedonase, Ilindeni është shpirti i shtetësisë maqedonase,
Ilindeni është ditë e vështirë dhe e mrekullueshme, ditë e trishtimit dhe gëzimit të pamasë, por edhe ditë e dhimbjes dhe krenarisë!
2 Gushti është dita e dy Ilindenëve: ai i Krushevës që lindi idenë e Republikës dhe ai i KAÇKM-së që e solli atë në jetë.
I pari ishte një shkëndijë, i dyti një flakë, i pari ishte një britmë çlirimtare dhe një epope heroike, i dyti ishte një konstituim shtetëror pas fitores.
I pari e mbolli farën republikane, i dyti mblodhi të korrat e Luftës Nacionalçlirimtare.
Ilindeni është histori që rrjedh, që shkruhet dhe plotësohet me gjak dhe lot, me disfata dhe fitore. Ilindeni na mëson se Republika nuk trashëgohet, por luftohet dhe fitohet.
Ilindeni na detyron ta bëjmë shtetin një vend të përshtatshëm për të jetuar të gjithë, një vend nga i cili nuk do të ikësh, por në të cilin do të kthehesh.
Ilindeni është shembull i bashkimit për shkak të qëllimit të përbashkët dhe të mirës së përbashkët. Ilindeni është ditë betimi në heshtje para Nikollës, Pitusë, Dames, Goces… dhe para luftëtarëve të shumtë të njohur dhe të panjohur, se atë që bënë për ne, duke u ngulitur me vetëmohim në themelet e shtetësisë maqedonase, nuk do ta harrojmë dhe turpërojmë kurrë.
Të nderuar pasardhës të qytetarëve të lavdishëm të Ilindenit, trashëgimtarë të vizionit, guximit dhe dashurisë së tyre të pamasë për atdheun, ju uroj nga zemra Ilindenin, festën mbi festat.
Qoftë e përjetshme republika maqedonase!
Qoftë i përjetshëm Ilindeni!
Gordana Siljanovska Davkova