Presidentja Siljanovska Davkova në Romë u takua me përfaqësues të diasporës maqedonase

25 Maj 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova gjatë qëndrimit në Romë, u takua me përfaqësuesit e diasporës maqedonase dhe të Odës ekonomike italiane-maqedonase, API NORDEST.

Në takim, bashkëbiseduesit e njohën Presidenten me aktivitetet e tyre aktuale dhe përfshirjen e diasporës në proceset e përgjithshme socioekonomike në Itali. Në bisedën me z. Munir Shemsi, biznesmen i suksesshëm dhe kryetar i API NORDEST, Presidentja u informua për angazhimet e Odës, për zhvillimin e tij personal dhe profesional, si dhe mbi aktivizmin humanitar prej tri dekadash që mbështet familjet e lëndueshme sociale në rajonin e tij të lindjes.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgimtarëve maqedonas në përmirësimin dhe thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet republikës maqedonase dhe Republikës Italiane. Ajo e theksoi rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve me diasporën, e cila si pjesë e pandashme e strukturës maqedonase ushqen vazhdimisht kulturën dhe traditën, duke afirmuar shtetin e tyre amë jashtë vendit. Në këtë drejtim, e theksoi nevojën e respektimit të perceptimeve të tyre për situatën në shoqërinë tonë, duke marrë parasysh përvojën shumë dekadore dhe vlerat demokratike të fituara në shtetet ku jetojnë dhe punojnë.

Takimi me përfaqësuesit e diasporës maqedonase u realizua gjatë vizitës së Presidentes Siljanovska Davkova në Republikën Italiane dhe në Selinë e Shenjtë, me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirilit”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....