Siljanovska Davkova: Diaspora jonë mund të jetë burim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, arsimor, shkencor dhe kulturor

26 Nëntor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova pati fjalim në debatin publik lidhur me Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sot, duke paraqitur vlerësimin, vërejtjet dhe propozimet e saj.

Për të, strategjia paraqet moment historik në politikën kombëtare dhe përpjekje serioze në përforcimijn e marrëdhënieve me diasporën. Ajo theksoi se suksesi i përcaktimeve strategjike kërkon koordinim të centralizuar ndërsektorial, si dhe mbështetje të përshtatshme financiare, si garanci për qëndrueshmërinë e masave dhe aktiviteteve të planifikuara.

Presidentja Siljanovska Davkova vuri në dukje strategjinë e suksesshme të Malit të Zi në bashkëpunim me diasporën, të garantuar nga Ligji i Diasporës. Ajo njeh avantazh të madh në garancinë kushtetuese të kujdesit për pozicionin dhe të drejtat e mërgimtarëve tanë.

Sipas saj, na duhet një Regjistër Kombëtar i Diasporës për të ditur numrin e saktë të mërgimtarëve tanë, profilin e tyre, kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre etj.

Ndër të tjera, ajo theksoi nevojën për rishikimin e zgjidhjeve në Kodin Zgjedhor dhe për t’u mundësuar mërgimtarëve të gëzojnë të drejtën e tyre të votës, të garantuar me kushtetutë.

Presidentja Siljanovska Davkova beson fuqimisht se diaspora jonë mund të jetë një burim jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, arsimor, shkencor dhe kulturor të Maqedonisë.

Në vazhdim është fjalimi integral i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

I nderuar Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, z. Timcho Mucunski,
Të nderuar Ministra,
Të nderuar të ftuar nga Komuniteti Akademik, Sektori Joqeveritar,
Faleminderit.

Ju faleminderit për mundësinë për të prezantuar qëndrimin tim në lidhje me Strategjinë e Diasporës. Fakti është se sot në botë, dhe në rajon gjithashtu, shqetësimi për diasporën është në rritje, dhe arsyeja dihet. Kam bërë disa analiza krahasuese, duke marrë shembullin e Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Migrimi, largimi i personelit të ri dhe të kualifikuar, nevoja për t’u përballur me lidhjet kulturore dhe kombëtare me komunitetet në botë, përballja me transformimet demografike, rënia e popullsisë punëtore, varësia nga hyrjet financiare nga Diaspora… Por, më e rëndësishmja, ne kemi politikë afatgjatë si një imperativ dhe unë e njoh këtë në këtë strategji. Ne të gjithë e dimë se Diaspora është një burim strategjik që mund të ndihmojë në zhvillimin tonë ekonomik, ruajtjen kulturore, por edhe në promovimin e vendit jashtë vendit.

Për mua, Strategjia paraqet hap i mirë konceptual përpara krahasuar me politikat e mëparshme që kryesisht reduktoheshin në shërbime administrative ose aktivitete simbolike, dhe këtë mund ta them nga kontaktet e drejtpërdrejta me diasporën.

Gjëja më e rëndësishme është që strategjia duhet të drejtohet më tej drejt marrëdhënieve të ndryshme, drejt pjesëve të ndryshme të diasporës, sepse nuk është një strukturë homogjene, por një sistem shumë kompleks socio-kulturor: ekziston një brez i parë, një brez i dytë, një brez i tretë, me qëndrime të ndryshme ndaj identitetit, dhe për këtë arsye kjo është një sfidë analitike.
Së pari, duhet të krijojmë një tipologji ose një hartë të detajuar demografike dhe analizë gjeneratash në mënyrë që të krijojmë politika publike të përshtatshme. Përmenda natyrën shumëplanëshe të diasporës dhe në mënyrë krahasuese shoh se politikat bashkëkohore në Europë dhe në botë më shpesh bëjnë një dallim midis diasporës ekonomike, diasporës shkencore, diasporës kulturore, diasporës profesionale, diasporës studentore. Mendoj se në të ardhmen duhet ta zhvillojmë edhe këtë.

Nuk është rastësi që përmenda dallimet midis gjeneratave, kam parë marrëdhënien e ndryshme në veprim. Po, lidhja është kulturore, simbolike ose emocionale dhe për të qenë i sinqertë, emocionet janë më të forta në gjeneratën më të vjetër, por shoh edhe një gjeneratë të re dhe të vetëdijshme. Diaspora jonë është e ndryshme, edhe vendet e tjera kanë diaspora të ndryshme, në disa pjesë dominojnë profesionistët, njerëzit me arsim të lartë, në të tjera kemi punëtorë, në të tjera kemi një popullsi të konsiderueshme studentore, do t’ju them pse e përmend këtë. Cili është avantazhi ynë në krahasim me shumë vende të tjera? Struktura kushtetuese.

Shumë pak kushtetuta kanë dispozita që i referohen posaçërisht diasporës, kështu që kjo është pikë e qëndrueshme dhe e fortë e strategjisë, sepse në këtë mënyrë çdo organ qeveritar do të jetë i detyruar nga Kushtetuta të respektojë dhe zbatojë politikën që promovohet. Ndoshta duhet të shqyrtojmë, duke ndjekur shembullin e Malit të Zi, miratimin e një Ligji të Diasporës, lex specialis. Kjo është vetëm një ide, për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të konceptit. Një metodë e kombinuar u aplikua, sigurisht, është diçka që ekziston edhe në vende të tjera. Në fillim, të gjithë u përballën me mungesën e të dhënave të sakta zyrtare, një regjistri kombëtar për diasporën. E pashë këtë problem, metodologjikisht, në konsultime me kolegët nga rajoni. Përndryshe, ne do t’i bazojmë politikat në vlerësime, dhe na duhet ajo që po themi sot, e bazuar në prova. Pra, të kemi të dhëna të sakta dhe kjo është arsyeja pse mendoj se duhet të fillojmë me këtë lloj hartimi.
Më tej, pashë edhe se cilin model keni aplikuar, dhe kryesisht aplikohen dy modele, njëri është ai ndërsektorial dhe tjetri është ai holistik. Mendoj se është mirë të kemi një qasje ndërsektoriale, e shohim këtë edhe në prani sepse atëherë janë të pranishme të gjitha departamentet përkatëse. Ky model është i mirë, por kërkon koordinim të fortë qendror: një organ që do të jetë mbikëqyrës, një organ ku do të përfundojnë të gjitha politikat. Kjo është diçka për të cilën duhet menduar.

Nëse nuk ka përgjegjësi të qartë, atëherë edhe koncepti më i mirë i krijuar mund të mos japë rezultate. Nevojiten tregues të qartë dhe të matshëm. Nevojiten edhe një kornizë financiare sepse është shumë e rëndësishme në zbatim, në mënyrë që të mos fillojmë projekte të shtrenjta dhe pastaj të mos mund t’i realizojmë ato për hir të parave. Jam e bindur se diaspora mund të paraqet burim shumë i rëndësishëm zhvillimi që do të ndihmojë në zhvillimin tonë ekonomik, por gjithashtu duhet të krijojmë një klimë të mirë në mënyrë që këta njerëz të mund të njohin mbështetjen për sipërmarrjen, jo vetëm përmes transfertave të parave, por edhe përmes njohurive dhe biznesit. Ministri e ka përmendur tashmë, unë do ta përsëris dimensionin jashtëzakonisht të rëndësishëm kulturor dhe të identitetit.

Në takimet që kam pasur jashtë vendit, të gjithë më theksojnë se ndoshta duhet të kemi një qasje të unifikuar në arsimin fillor për të prodhuar disa libra dhe tekste shkollore, sepse deri më tani e kanë bërë këtë të frymëzuar nga krijimi i tyre dhe secili në një mënyrë të ndryshme. Gjithashtu ia kam përcjellë Ministrit se kemi studentë të shkëlqyer në diasporë, përfshirë disa nga më të mirët. Ata shprehin dëshirën për të punuar vullnetarë në ambasadat dhe konsullatat tona sepse sistemi amerikan e vlerëson praktikën e jashtme.

Është shumë mirë nëse një studente më shkruan nga Kanadaja, e cila është ndër pesë më të mirat në universitet dhe është presidente e studentëve maqedonas, se dëshiron të ndihmojë në ambasadë. Por nuk është mirë që nuk ka përgjigje nga ambasada. Ne duhet të kemi kontakte të vazhdueshme me më të mirët jashtë vendit nga sot, sepse ata ndonjëherë janë ambasadorët më të mirë.

Kjo është përpjekje shumë serioze për të modernizuar marrëdhëniet me diasporën. Për mua, Strategjia është provë e pjekurisë, e orientimit të mirë ndërsektorial dhe e potencialit të qartë të zhvillimit. Megjithatë, suksesi do të varet nëse krijojmë mekanizma të qartë institucionalë, nëse ofrojmë mbështetje financiare dhe nëse manifestojmë një vullnet të fortë politik afatgjatë për zbatim të qëndrueshëm. Pastaj, nëse kjo përmbushet, jam e bindur se ka ardhur koha për një pikë kthese në politikën kombëtare ndaj migrimit.

Ne duhet të mendojmë urgjentisht për Kodin Zgjedhor sepse qëndrimi jashtë vendit ndaj zgjedhjeve është i ndryshëm dhe mendoj se duhet ta përshtasim modelin zgjedhor me mundësinë e interesimit të tyre, për të përdorur të drejtën e votës që kanë sipas Kushtetutës.

Ju faleminderit shumë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit