Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ekipin udhëheqës të Entit shtetëror të revizionit

6 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ekipin udhëheqës të Entit shtetëror të revizionit, të udhëhequr nga revizori shtetëror kryesor, Maksim Acevski.

Në këtë takim u informua mbi punën aktuale dhe gjetjet kryesore alarmante në Raportin vjetor për revizionet e kryera.

Ekipi udhëheqës e informoi mbi gjendjet më serioze dhe nevojën për tejkalimin e tyre të shpejtë dhe efikas. Gjithashtu, revizori kryesor shtetëror i prezantoi aktivitetet aktuale dhe të planifikuara, në përputhje me Programin vjetor të punës.

Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu përshtypjen e saj për qasjen e thellë, eksperte dhe profesionale të ESHR-së në zbatimin e përgjegjësive të veta, gjë që e vendos atë midis organeve më të respektuara shtetërore brenda, por edhe jashtë vendit. Ajo shprehu mbështetje të veçantë për qasjen sistematike dhe transparente në punë, duke e theksuar nevojën e menaxhimit të ligjshëm dhe efikas të të mirave dhe fondeve publike, si dhe sanksionimin e veprimeve të kundërligjshme.

Ajo theksoi se respektimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të ESHR-së është thelbësor për promovimin e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik.

Profesionalizmi dhe pavarësia e revizorëve u theksuan si arsyet kryesore për reputacionin, vlerësimin dhe besimin e lartë në Entin shtetëror të revizionit.

U ngrit çështja e Ligjit të ri për revizioni shtetëror, si dhe nevoja për garantimin e statusit kushtetues të ESHR-së, si garanci e pavarësisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...