Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso

12 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Berlin, në margjinat e Konferencës për rindërtim të Ukrainës, u takua me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso.

 

Në këtë takim u bisedua mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të realizimit të përkushtuar të projekteve të BERZH-it në vend, të fokusuar në zhvillimin e vazhdueshëm të proceseve socioekonomike në shoqërinë maqedonase, në përputhje me përcaktimin tonë strategjik evropian.

Të dy bashkëfolëset e theksuan pozitën në promovimin e barazisë gjinore, si nxitësi kryesor i ekonomisë funksionale, të qëndrueshme dhe inkluzive të tregut. Në atë drejtim, Presidentja Siljanovska Davkova, shprehu kënaqësinë nga suksesi i politikave të zbatuara nga BERZH-i në vend.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...