Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në Forumin Ekonomik të Gruas – Ballkan 2024

2 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në Forumin Ekonomik të Gruas – Ballkan 2024, i cili organizohet nga Asociacioni i grave menaxhere ELIT.

Presidentja në fjalën e saj theksoi se edhe pse progresi është evident, nuk duhet të jemi të kënaqur me atë që është arritur në fushën e barazisë gjinore.

“Jemi të detyruar të vazhdojmë me përkushtimin për barazi dhe drejtësi në të drejtat jo vetëm de jure, por edhe de fakto, sepse të drejtat e grave janë të drejta të njeriut dhe shkalla e demokracisë vlerësohet nëpërmjet realizimit të tyre. Është veçanërisht e rëndësishme që të eliminohen barrierat për pjesëmarrjen dhe udhëheqjen ekonomike të grave”, theksoi Presidentja.

Në këtë drejtim, ajo theksoi se është sfidë thelbësore të njihet dhe dallohet roli i gruas në proceset vendimmarrëse dhe në formësimin e shoqërisë, për të rritur ndikimin e gruas mbi dhe në sfera të ndryshme, duke përfshirë biznesin, politikën, administratën, bashkësinë akademike dhe shoqërisë qytetare.

Presidentja theksoi se inkurajimi i inovacionit dhe mundësimi i zhvillimit të qëndrueshëm është një nga prioritetet më të rëndësishme në lidhje me lidershipin e grave, si dhe me tranzicionin e gjelbër. Në këtë drejtim, ajo vuri në dukje se platformat globale si G100 janë të mirëseardhura për të stimuluar ndryshimet lokale dhe kombëtare në fushën e lidershipit të grave në politikë, ekonomi dhe konkretisht, në mbështetjen e sipërmarrjes së grave, mentorimit dhe edukimit.

“Fuqia e rrjeteve globale në shpërhapjen e njohurive, burimeve dhe sistemeve mbështetëse për gratë është thelbësore në ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të grave lidere që do të kontribuojnë në tejkalimin përfundimisht të kufijve tradicionalë në sektorët e dominuar nga meshkujt”, theksoi ajo në fjalimin e saj.

Duke iu referuar sfidave globale, Presidentja theksoi se në kushtet kur fokusi është në menaxhimin e krizave, i kushtohet gjithnjë e më pak kohë rritjes, zhvillimit dhe progresit dhe se bota e ndarë dhe ndërluftuese ka nevojë ekzistenciale për udhëheqje të përgjegjshme, vizion dhe përkushtim të thellë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut .

“Gratë duhet të ndërmarrin rolin reformues. Ato e kanë aftësinë të ngrihen mbi interesin dhe fitimin personal dhe të shohin imazhin e madhe njerëzor. Besoj se pikërisht gratë lidere në ekonomi, me energjinë, angazhimin, vendosmërinë, aftësitë dhe njohuritë e tyre mund të ridrejtojnë rrjedhat ekonomike, duke vënë një vulë paqësore, femërore dhe duke promovuar e stimuluar politika dhe modele ekonomike të qëndrueshme dhe të drejta, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova, duke shtuar se gratë lidere në ekonomi posedojnë përgjegjësi të dëshmuar sociale, kujdes për bashkësinë dhe ekologjinë, arritjen e qëllimeve të mijëvjeçarit pa shfrytëzim dhe shkelje të të drejtave të punës.

Në fjalimin e saj, Presidentja shprehu pritjen se prania dhe aktiviteti përkatës ndërkombëtar do të inkurajojë dhe stimulojë gratë lidere maqedonase që të bëhen aktore sociale edhe më aktive në një sërë fushash.

Qëllimi i forumit është rrjetëzimi i grave nga sektorë të ndryshëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Republika e Turqisë, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit të tyre, në drejtim të inkurajimit dhe përforcimit të rolit dhe pozitës së gruas në shoqëri.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....